KUSHTET E PËRGJITHSHME LIDHUR ME SHERBIMIN POSTAR

Elite Post

KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT NGA Elite Post SHPK DHE FORMULARI SHOQËRUES I DËRGESAVE(POD)

UDHËZUES PËR “REKOMANDIME TË PËRGJITHSHME NDAJ SUBJEKTEVE TË BIZNESIT QË LEJOHEN TË ZHVILLOJNË AKTIVITETIN NË KUSHTET E LEHTËSIMIT TË MASAVE TË MARRA PËR KUFIZIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19”

Zbatimi i këtij udhëzimi siguron:
1. Reduktimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve
2. Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë
3. Vijimësinë normale të aktivitetit të biznesit
- Elite Post është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektante për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve.
- Elite Post është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë.) Elite Post t duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe dorezave si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.
- Elite Post duhet të vendosë postera që inkurajojnë higjenën e duarve për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes në hyrje të vendit të punës dhe në zona të tjera të vendit të punës ku janë të dukshme.
- Elite Post të rekomadojë që të mos përdoret shtrëngimi i duarve dhe përqafimet midis punonjësve dhe të inkurajojë përdorimin e metodave të tjera jokontaktuese të përshëndetjes.
- Elite Post t duhet të hartojnë politika të brendshme të subjektit siç janë mundësim të punës nga shtëpia ose orë fleksible të cilat lejojnë të rritet distanca fizike nga një punonjës në tjetrin ose / dhe krijojnë mundësinë e këtyre punonjësve të jenë në distancë 2 metra nga njëri- tjetri.
- Punonjësve t’u kërkohet të aplikojnë larjen e duarve ose përdorimin e dezinfektantëve kur ato janë të ndotura ose pas heqjes së maskës dhe dorezave. (Mbështetur ne Udhëzuesin e MSHMS mbi hapat dhe mënyrën e larjes së duarve)
- Elite Post t nuk duhet të lejojnë punonjësit e tyre të përdorin mjetet e njëri- tjetrit dhe postet e ndërsjellta të punës.
- Elite Post t duhet të nxisin punonjësit e tyre për respektimin e praktikave të etikës respiratore, kollitjes e teshtitjes duke përdorur vënien e gropëzës së brrylit përpara gojës dhe hundës.
- Punonjësit duhet të respektojnë masat e distancimit social të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet nëse kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar.

  • Për dërgimin e dokumentave dhe pakove nëpërmjet Elite Post , dërguesi bie dakort me kushtet dhe penalitetet që përmenden në këtë formular. Asnjë përfaqësues agjent ose nënpunës i Elite Post , as dërguesit, nuk ka të drejtë të ndryshojë ose të heq kushtet e përmendura
  • Pika 1 – Formulari shoqërues i dërgesës së Elite Post është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular u plotësua nga ai ose nga Elite Post për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit, apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pronon kushtet e transportit të Elite Post .
  • Pika 2 - Dërguesi garanton që: a. Çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
    b. Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
    c. Objekti që dërgohet është amballazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij.
    d. Do të paguaj të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezulton gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.
  • Pika 3 – Elite Post ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrrolloj objektin, të cilin e merr përsipër ta dorëzoj. Elite Post , gjithashtu, ka të drejtë të mos avancoj në përmbushjen e dërgëses në sa ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.
  • Pika 4 – Elite Post ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzoj mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (navllot- shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhet.
  • Pika 5 – Elite Post kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërbilimit nga ana e marrësit, për çfardo arsye qoftë, dërguesi merr përsipër pagesën ndaj Elite Post .
  • Pika 6 – Elite Post kryen shërbimet e “parapageses për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosinë dhe në formë jo të shkruar (me telefon, ose me mjete të tjera të komunikimit). Këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.
  • Pika 7 – Bazuar në piken 9, përgjegjësia e Elite Post për cfarëdo humbje ose dëmtimi të dërgesës (dokumente ose objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme: a) në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumente, ose objekte të siguruara,
    b) në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve, pa u marr parasysh përdorimi tregtar ose vlera e veçantë c tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë.
    c) pakoja e humbur do te kompensohet sipas vleres se shenuar ne sistem. Ne raste te tilla kur vlera eshte 0 lek, pako do te vleresohet nga 1000-3000.
    *Vlera reale konsiderohet: a) për dokumenta kostoja e përgatitjes, e zëvëndësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit,
    *b) për objektet – kostoja e riparimit, zëvëndësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim).
    SA THAMË MË SIPËR VLEJNË EDHE PËR DËRGESAT ME VLERË TË DEKLARUAR KUR JANË TË SIGURUARA. Cdo transportim ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare CMR Varshavës, COTIF-CIM që janë në fuqi.
  • Pika 8 – Me dëshirë të dërguesit kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve me të cilën bashkpunon Elite Post . Në rast humbje, vjedhje ose shaktërrimi të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10.000 Lek, pretendimi për shdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.
  • Pika 9 – Elite Post bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin sa më shpejt në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfardo humbje, dëmtimi, dorëzimi të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht: a) për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushtet e këqija atmosferike, vonesën e mjeteve të trasportit etj.),
    b) për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëtimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete,
    c) për shkak të përmbajtjes së dërgeses së cilës mund t’i shkaktohet dëmitimi i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.
  • Pika 10 – Çdo përdorues i shërbimeve postare ka të drejtë të ankohet apo të kërkojë sqarime tek ofruesi i shërbimit postar, në rast se vëren shkelje në përmbushjen e termave dhe kushteve të përgjithshme të ofrimit të shërbimit postar, të tarifave të ofruara nga ofruesi i shërbimit postar, si dhe të cilësisë së shërbimit të ofruar. Përdoruesi i shërbimit postar mund të paraqesë ankimin me shkrim në zyrën e pranimit të postës, brenda 30 ditëve: a) nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar; b) nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar. Pas marrjes së ankesës, Elite Post do të verifikojë ankesën e bazuar dhe pas verifikimit do të kthejë një përgjigje jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së ankesës nga përdoruesi i shërbimit postar. Nëse përdoruesi nuk është dakord me përgjigjen me shkrim të Elite Post, atëherë përdoruesi ka të drejtë të fillojë procedurën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duke paraqitur Ankese pranë AKEP, brenda 15 dtiësh nga marrja e përgjigjes ose kalimi i afatit 30 ditor pa përgjigjie, në përputhje me Nenin 55 e Ligjit Nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë dhe Neni 56 të Ligjit Nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe më pas Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  • Pika 11 – Elite Post nuk merr përsipër dërgimin dhe trasportimin e objekteve postare kur ky transportim është në kundërshtim me ligjin ose ka të bëjë me objekte që nuk i pranon për dërgim IATA. Në asnjë rast ajo nuk merr përsipër kryerjen e trasportit të parave.
Standardet e cilësisë për shërbimin postar brenda vendit te ofruara nga Elite Post janë si më poshtë:
- Brenda per brenda qytetit / Ndermjet qyteteve posta shpërndahet brenda 24 orësh nga pranimi I postës në zyrat tona
- Në zonat rurale posta shpërndahet brenda 48 orësh nga pranimi I postës në zyrat tona

Procedura e zgjidhjes se dergesave qe jane problematike:

Problematika do te konsiderojmesi me poshte:
  • • Marresi nuk pergjigjet per 2 dite radhazi.
  • • Marresi Refuzon te marre pakon ose te kryeje pagesen.
  • • Marresi nuk deshiron te nderroje produktin.
  • • Marresi refuzon te beje nderrimin e pakos.
  • • Marresi dershiron ta hape pakon dhe pse ne pershkrim eshte shenuar qe nuk lejohet ta hape.
  • • Marresi refuzon te jape pagesen korrierit.
    Si veprojme ne per zgjidhjen e problematikave:
      - Marresi nuk pergjigjet per 2 dite radhazi: pakoja kalohet ne sistem ne statusin “problematike”, Derguesi njoftohet automatikisht me email. Pasi marresi kontaktohet nga derguesi ne lidhje me arsyen e mos pergjigjes, posta merr informacion cafre te beje me kete pako, (ta kaloje ne statusin ne pritje, ta beje kthyer perfundimisht, te nderroje adresen ose nr e kontaktit dhe te kaloje serish per shperndarje)
      - Marresi Refuzon te marre pakon: Refuzimi ndodh per arsye te nderyshme nga ana e Marresit, behet ne sistem Refuzuar dhe serish Marresi ka akses te shohe perditesimin dhe arsyen e refuzimit. Pasi Derguesi ka kontaktuar me marresin, posta ben veprimin e rradhes.
      - Marresi Refuzon te kryeje pagesen: Marresi refuzon te kryeje pagesen per pakon e marre, korrieret tane te cilet jane ne terrren njoftojne zyren nga ku behety kontakti me Derguesin e pakos. Derguesi kontakton nga ana e tij me Marresin dhe njofton serish zyren se cfare te beje korrieri. (te marre pakon nga klienti, te largohet dhe mban vete pergjegjesi Derguesi)
      - Marresi nuk deshiron te nderroje produktin: Kur Marresi ka per te nderruar nje pako me dijenine e derguesit dhe korrieri jone shkon per te bere nderrimin, por Marresi refuzon ti jape pakon tjeter ne kembim, kontaktohet derguesi nga posta per ti dhene zgjidhje nga ana e tij.
      - Marresi dershiron ta hape pakon dhe pse ne pershkrim eshte shenuar qe nuk lejohet ta hape: Korieri telefonon zyren per te kontaktuar derguesin qe te na jape nje pergjigje, po ose jo! Me pas jepen informacionet tek korrieri. Nese Marresi nuk bindet atehere nuk behtet dorezimi, pakoja merret pas nga korrieri.
      - Marresi refuzon te jape pagesen korrierit. Korrieri nuk do e dorezoje pakon.
Ne rastet kur Derguesi pretendon qe nuk ka marre sherbimin e duhur nga ne, eshte demtuar malli i tij, marresi nuk ka marre sherbimin e duhaur, ose jane konstatuar parregullsi ne zbatimin e rregullores se trensportit, procedurat e pranimit ose dorezimit te pakove, nese nuk eshte demshperblyer per demet e marra nga posta, pas 20-30 ditesh raportimi ndaj postes dhe mos zgjidhje te problemit, atehere Pretenduesit i lind e drejta te beje nje ankese prane AKEP. Ne te gjitha rastet e mesiperme pako do te kthehet prane magazinave tona. (me pas kthehen tek Derguesi)

Kapaciteti Teknik

Elite Post SHPK ka ne funksion 4 Autovetura dhe 4 Motorcikleta per te garantuar cilesine e sherbimit.

STANDARTET E CILESISE SE OFRIMIT TE SHERBIMIT

Standardet e cilësisë për shërbimin postar brenda vendit te ofruara nga Elite Post janë si më poshtë:
- Brenda per brenda qytetit / Ndermjet qyteteve posta shpërndahet brenda 24 orësh nga pranimi I postës në zyrat tona
- Në zonat rurale posta shpërndahet brenda 48 orësh nga pranimi I postës në zyrat tona

**Shenim**

Elite Post plotëson standardet e mëposhtme të shërbimit postar të CEN të transpozuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit:
• S SH EN 13850:2012: Shërbimi postar
– Cilësia e shërbimit
– Matja e kohës së tranzitit të shërbimeve nga fillimi në fund (end-to-end) për pjesë të veçanta të dërgimit prioritar me postë dhe dërgimi me postë i klasit të parë;
• S SH EN 14508:2006: Shërbimet postare
- Cilësia e shërbimit
- Matja e kohës tranzite nga fillimi në fund i shërbimit për një pjesë jo prioritare të dërgimit me postë dhe dërgimi me postë i klasit të dytë;
• S SH EN 14534:2006: Shërbimet postare
- Cilësia e shërbimit
- Matja e kohës tranzite nga fillimi në fund i shërbimit për dërgesat me postë me grumbuj të pa ambalazhuar.

Elite Post

Elite Post, ofron kapacitetet e saj teknike dhe teknologjike subjekteve dhe personave që ofrojnë apo konsultojnë produktet online. Misioni ynë të behemi lokomotiva e sherbimeve postare në vend, duke I garantuar klientit, shpejtesi ne shërbim, korrektesi, sigurine në shpërndarjen e të gjitha dërgesave. Ne punojmë shumë cdo ditë për të kuptuar të gjitha nevojat e klientëve tanë, dhe për ti plotësuar kërkesat e tyre, duke u rritur dita-dites. Shërbimi ndaj klientit nuk është punë vetëm në një departamenti, por është punë e cdo punonjësi të Elite Post. Besimi dhe zbatimi I filozofisë sonë të biznesit, ndihmon në ndërtimin e një kulture që nxit klientë besnik.

  • Siguri të lartë të dërgesave tuaja.
  • Shpejtësi maksimale shërbimi.
  • Cmime tepër ekonomike në treg.
  • Shërbim korrekt për cdo biznes & individ.

Na Kontaktoni

Kontaktoni postën tonë për të marrë informacion më të detajuar mbi shërbimet që ne ofrojmë.

+355 69 268 1111